Maqedonci: Sulmi në Banjskë nuk ishte vetëm terrorist, synonte aneksimin e pjesës veriore

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ndonëse e vlerëson të vonuar aktakuzën ndaj grupit terrorist për sulmin në Banjskë, ka thënë se përmbajtja e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, mundëson ndjekësit e këtij grupi.

Ai ka thënë se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar nuk ishte vetëm një sulm terrorist, por me qëllim të aneksimit të Kosovës.

“Përmbajtja e aktakuzës mundëson ndjekje të këtij grupi terrorist që kishin synim aneksimin e pjesës veriore të vendit tonë. Nuk ishte thjeshtë një sulm terrorist, një veprim që synonte të aneksonte pjesën veriore të vendit tonë dhe kjo është parë edhe nga faktet e prezantuara nga Policia e Kosovës qysh në ditët e para pas sulmit”, ka thënë Maqedonci në Tëvë 1.

Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kalbur ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Millan Radoiçiqin për sulmin terrorist në Banjskë.

Ata akuzohen për vepra terroristet e kundër rendit kushtetues të Kosovës si dhe shpëlarje parash.

Në aktakuzë thuhet se grupi synonte aneksimin e veriut të Kosovës dhe bashkimin me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d