Maqedonci: Rreziku nga armët e shkatërrimit në masë është më i lartë se kurrë

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë ku është shënuar përfundimi i suksesshëm i trajnimit të përbashkët të pjesëtarëve të njësisë Hazmat të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të njësisë CBRN të Forcave të Maqedonisë së Veriut me Agjencinë për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes, U.S. Marines CBIRF dhe Skuadrën e 71-të të Mbështetjes të Gardës Kombëtare të Ioëes.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka ndarë pjesë nga fjalimi i tij, ku nuk ka lënë pa përmendur kërcënimet nga akterët e rinj dhe të vjetër në botë dhe rajon.

Sipas tij, rreziku i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe agjentëve kimikë dhe biologjikë është më i lartë se kurrë.

Ambienti aktual i sigurisë në botë dhe regjion po dëshmon qartë se sa i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet bashkëpunimi me DTRA dhe mbështetja që DTRA i ka dhënë që nga viti 2014, Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kërcënimet nga akterët e rinj dhe të vjetër me prirje autokratike dhe me qasje hegjemoniste dhe agresive nuk po e sfidojnë vetëm rendin e ri botëror por dhe rregullat e luftës të përcaktuara në ligjin humanitar ndërkombëtar. Në këtë aspekt rreziku i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe agjentëve kimik dhe biologjik është më i lartë se kurrë. Duke i shtuar kësaj rreziqet që përcjellin zhvillimin e gjithmbarshëm industrial dhe teknologjik, mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes nga materiet e rrezikshme është domosdoshmëri, siç është domosdoshmëri bashkëpunimi në mes partnerëve regjional për tu përballur me këtë sfidë të kohëve moderne”, ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes foli edhe për ndihmat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhuruar FSK-së.

Republika e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës e në veçanti Garda Kombëtare, ndër vite, përveç eksperiencës së fituar nga trajnimet, nga programi i DTRA i Shteteve të Bashkuara ka  pranuar pajisje me vlerë mbi 2 milion dollarë, gjë që i ka mundësuar këtij kapaciteti tonë të jetë ndër kapacitetet me profesionale dhe kompetente që ka Republika e Kosovës”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d