Maqedonci: Për tre vjet i kemi investuar 249 milionë euro në armatim

 

 

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tre vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit.

Maqedonci tha se kjo shumë është pa përfshirë buxhetin e sivjetmë. Këtë deklaratë ai e bëri sot në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.

“Janë orientuar sipas konceptit të blerjeve shtet me shtet. Pra, blerjet janë investuar në bashkëpunim me ministritë përkatëse të vendeve të NATO-s prej të cilave kemi prokuruar dhe janë sipas standardeve të NATO-s, sepse orientimi ynë është i qartë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ai.

Shefi politik i ushtrisë së Kosovës tha se blerjet realizohet, duke u bazuar në planin gjithëpërfshirës të transicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d