Maqedonci: Jemi në fazë emergjente, s’është në rregull që mediat po e prezantojnë ushqimin e FSK-së

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka pranuar krizën e furnizimit me ushqim të ushtrisë.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka shumëllojshmëri siç ka pasur më herët.

“Së pari vlerësoj se prezantimi nga mediat i ushqimit që shërbehet në kazerma, e pakta s’është në rregull nga aspekti etik. Por nuk e përjashtoj vështirësinë për t’u shërbyer ushqim, sikur kur kanë qenë kontraktorët, sepse jemi në fazë emergjente të tranzicionit sesa të ushqyerjes së rregullt”, ka thënë Maqedonci.

Këto deklarata Maqedonci i ka bërë gjatë raportimit para Komisionit për Siguri të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d