Maqedonci: Bunjaku mbetet i skalitur në memorien e popullit dhe të atdheut tonë

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përkujtuar njëvjetorin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Maqedonci, në një postim në Facebook, shkruan se heroizmi i Bunjakut, kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë.

“Heronj si rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpirtërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë. Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarrë, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës. Në shenjë nderimi për këtë hero, në përvjetorin e ndarjes fizike nga jeta të rreshter Afrimit, së bashku me kryeministrin Kurti, kolegët ministra e ambasadorë, bëmë homazhe para varrit të rreshterit në Samadrexhë të Vushtrrisë”, shkruan Maqedonci.

Ai tha se figura të tilla nuk vdesin dhe mirënjohja për Bunjakun do të jetojë bashkë me popullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d