MAPL dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në veri

 

 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se ministria e tij dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje do të përfshijë ndërtimin e mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës. Mbi 100 do të mbulohen nga ministria, teksa mbi 100 të tjera nga shoqata.

Njoftimi i plotë:

Mbi 200 shtëpi të reja në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës

Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre.

Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, si fillim për një jetë e re për këto familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d