Malishevë: Dërgohet pa shenja jete një fëmijë në QMF

 

 

Një fëmijë është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë pasditen e së shtunës.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke thënë se vdekja u konstatua nga mjeku kujdestar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Malishevë / 09.03.2024 – 13:55. Qendra e Mjekësisë familjare në Malishevë ka njoftuar se në këtë qendër nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull/k pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d