Macron: Nuk do të jap dorëheqjen, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve

 

 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve europiane, pas të cilave vendosi të shpallte zgjedhjet e parakohshme në vend.

Presidenti francez u pyet se çfarë do të bëjë nëse Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN), në rast fitoreje elektorale, kërkon dorëheqjen e tij.

“Nuk është RN që përcakton Kushtetutën, as fryma e saj. Institucionet janë të qarta, qëndrimi i presidentit po ashtu, cilido qoftë rezultati. Për mua është e paprekshme”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d