Lot dhe dhimbje në Shkozë, 18-vjeçari përcillet në banesën e fundit, ishte djali i vetëm i familjes

 

 

Sot në Shkozë të Shqipërisë është varrosur Aurelio Dervishi, 18-vjeçari i cili dje ka vdekur si pasojë e therjes me thikë. Pas një konflikti mes dy grupe të rinjsh për një vajzë ai u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë.

E madhe është dhimbja edhe për shokët të cilët e takuan vetëm pak minuta para krimit.

“Aurelio nuk bënte sherre. Punonte me materiale elektrike me të atin. Bënte shumë për shoqërinë. E takova 30 minuta para ngjarjes afër vendngjarjes. Ishte në të njëjtën makinë pasagjer. Uli xhamin dhe na përshëndeti”, thanë miqtë e viktimës, shkruan TCH, transmeton Paparaci.

Për ngjarjen policia ka vënë në pranga katër persona mes tyre tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.  Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16-vjeçaë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22:00 të së dielës pranë rrethit të shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16 vjeçare që dikur ka qenë e dashura e nje prej shokëve të tyre.

Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.

Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d