Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë. Loriana e nisi shumë mirë Grand Slamin, duke fituar me Ippon ndaj kubanezes Lianet Carbona, në kategorinë deri 78 kilogramë.
Por, në xhiron e dytë pësoi nga holandezja Guusje Steenhuis.
Holandezja ishte duke udhëhequr me Wazari, ndërkohë që Loriana mori edhe dënimin e tretë.
Kosova në Tbilisi u paraqit me katër garues. Distria Krasniqi arriti rezultatin më të mirë, duke fituar medalje të bronztë.
Laura Fazliu u rendit e pesta, pasi në luftë për medalje të bronztë pësoi lëndim dhe pësoi, kurse Laura Fazliu u ndal në luftën e tretë.