Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, duke folur rreth situatës në veri të Kosovës, e konkretisht për sigurinë në liqenin e Ujmanit, ka bërë një deklaratë të çuditshme.
Sipas Rexhajt, nuk duhet të na tmerrojë gjuajtja e një bombe.
“Nuk mendoj se qytetarët duhet të bien pre e dezinformatave, propagandave e frikësimeve që i bën Serbia. Unë mund të vdes këtu, mund të më lëshoj zemra.
Nuk bën të na tmerroj gjuajtja e një bombe. E shihni lajmet nga më të ndryshmet dhe idetë e tilla nuk mund ta frikësojnë qytetarin”, ka thënë Rexhaj.