Lladrovci vlerëson lart dhe u jep mirënjohje dy artistëve, Medës dhe Gold AG

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kishte mysafirë dy artistë të mirënjohur, Mehdin Pergjeçaj – Meda dhe Arian Agushi – Gold Ag, të cilëve ju dha mirënjohje.

“Mirënjohja për artistët që po i përjetësojnë personalitetet e historisë tonë të re dhe të kaluarën tonë është edhe mirënjohje për publikun që përcjell këta artistë”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Dy artistëve të shquar të cilët historinë tonë të re e kanë pasqyruar me atdhedashuri e pasion në krijimtarinë e tyre muzikore, Mehdin Pergjeçaj – Meda dhe Arian Agushi – Gold Ag, ua dhashë nga një mirënjohje.

Mirënjohja ime për Medën e Gold Ag, është e lidhur edhe me bashkëpunimin gjatë muajit të mërgatës, të cilët kanë ardhur në Drenas për të kënduar para mijëra qytetarëve.

Mirënjohja për artistët që po i përjetësojnë personalitetet e historisë tonë të re dhe të kaluarën tonë është edhe mirënjohje për publikun që përcjell këta artistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d