Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Lladrovci ka theksuar nevojën e bashkëndjesisë “me të pafuqishmit dhe nevojtarët, familjet e dëshmorëve e martirëve, për kontribuesit e lirisë tonë, me nderimin e dashurinë për të afërmin dhe për Zotin.