Lladrovci: Ruajtja dhe ngritja e vlerës së pronës publike, është pjesë e pandashme e besimit qytetar

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxhën, ka nënshkruar Kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit në Komoran për nevojat e Policisë së Kosovës.

Falënderoj asamblistët e Kuvendit të Drenasit, të cilët votuan për dhënien në shfrytëzim të kësaj prone në pronësi afatgjate për Policinë e Kosovës, njëherësh, është realizuar kërkesa e kamotshme e qytetarëve të kësaj ane për ngritjen e sigurisë dhe rendit, ka shkruar Lladrovci.

“Dua ta siguroj secilin qytetar të Komunës së Drenasit se barazia para ligjit është e panegociueshme, gjasat dhe mundësitë e barabarta, janë themeli i lirisë tonë. Ruajtja dhe ngritja e vlerës së pronës publike, është pjesë e pandashme e besimit qytetar, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka garantuar secilin qytetar, dashamirës të rendit e ligjit se komuna e Drenasit përderisa ai e ka besimin qytetar, prona publike e komunës së Drenasit nuk do të bëhet pre e paligjshmërisë.

https://www.facebook.com/share/p/d5viHWcRrum6BhCr/?mibextid=WC7FNe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d