Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas zbulimit të profileve të rrejshme, dënimit të një qytetari dhe identifikimit të porositësit të shpifjeve, ka theksuar se reagimet e ulëta të Bedelit me shokë “ishin shfaqje hakmarrëse që nuk e imagjinonin sundimin e ligjit”.
“Siç morën epilog nga drejtësia shantazhet e sulmet, ashtu do të marrin epilog edhe energjitë negative të keqbërësve duke i njohur qytetari, me emra të vërtetë”, ka shkruar ai.
Postimi I plotë i Lladrovcit:
Bedeli me ata që e porositën, premtonte poste e pozita për ndjekësit e vet. Ai me shpifje, etiketime, nga më të ulëtat, me profile false, me shtytje e nxitje të personit që tashmë është dënuar nga gjykata, s’la gjë pa bërë e pa përdorur, për të fituar në zgjedhjet lokale, por nuk ia arriti.
Humbi çdo betejë, elektorale e ligjore.
Qytetarët e kuptuan me kohë se Bedeli do të ishte adresë e gabuar dhe në sh ërbim të atyre që shpifjen e kanë traditë. Këto reagime të ulëta të Bedelit me shokë ishin shfaqje hakmarrëse që nuk e imagjinonin sundimin e ligjit.
Me ligj, keqbërësve ua ndala punët e paligjshme, i tillë do të jem sot e në mot. Nuk na ndalen e as s’do të na ndalin shpifësit.
Siç morën epilog nga drejtësia shantazhet e sulmet, ashtu do të marrin epilog edhe energjitë negative të keqbërësve duke i njohur qytetari, me emra të vërtetë!