Lladrovci: Për dëmet e kontratës kolektive kemi bërë padi ndaj dy ministrive

Në takimin e kryeministrit Kurti dhe ministrat Murati e Krasniqi me kryetarët e komunave, kryetari i komunës së Drenasit ka theksuar se “për dëmet e kontratës kolektive kemi bërë padi ndaj dy ministrive”.

“Për këto dëme të mëdha për qytetarët e komunës së Drenasit ndër vite, ne i kemi paditur dy ministritë dhe do të kërkojmë kompensim. Vetëm për tri vjet, dëmet e shkaktuara ndaj komunës së Drenasit për investimet kapitale, janë 6.051.642.10 euro”, deklaroi Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Në takim me kryeministrin Kurti, theksova se pushteti lokal i ka vuajtur disa vendime të nivelit qendror, më i rëndi është Kontrata kolektive.

Kontrata kolektive na ka sanksionuar, sivjet, deri në këtë moment janë ekzekutuar 2,647,959.79 euro, të marra nga projektet kapitale, të dedikuara për ndërtimin e sheshit, ndërtimin e kolektorëve, asfaltimin e rrugëve, digjitalizimin e shkollave, kabinetet e shkollave, etj.

Në vitin 2023, me përmbarues na janë marrë 986,531.66 euro, ndërsa në vitin 2022, po ashtu, me përmbarues na janë marrë 2,417,150.58 euro.

Si pasojë e ekzekutimit të vendimit përmbarimor në vitin 2022, nga Zyra Kombëtare e Auditimit kemi marrë Opinion të Kualifikuar për Pasqyrat Financiare dhe për këtë jemi diskualifikuar nga Granti i Performancës.

Ne kemi qenë të poentuar në vend të parë, njëjtë me komunën e Rahovecit dhe dëmi i shkaktuar në terma financiar llogaritet të jetë rreth 2,000,000.00 euro.

Për këto dëme të mëdha për qytetarët e komunës së Drenasit ndër vite, ne i kemi paditur dy ministritë dhe do të kërkojmë kompensim. Vetëm për tri vjet, dëmet e shkaktuara ndaj komunës së Drenasit për investimet kapitale, janë 6.051.642.10 euro.

Kryeministrit i thash faleminderit për një fjalim elektoral, besoj ju ka mbet nga takimet tuaja treditore me aktivistët e Vv-së në Emerald.

Për çfarë rritje buxhetore flisni kur 50% të investimeve kapitale m’i ekzekutoni përmes vendimeve përmbarimore për kontratat kolektive, theksova në takim.

Z. Murati, nuk ka asnjë person përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Nuk do të shpëtoni as ju sepse e keni obligim të merrni masa për të mos vazhduar dëmet që po bëhen.

A mund të na thoni a e keni adresuar në prokurori këtë çështje, për këtë dëm kaq të madh?

Megjithatë shpresoj që takimi të ketë nxjerr në pah shqetësimet tona dhe përgjegjësit e nivelit qendror për dështimet në investime kapitale.

https://www.facebook.com/share/p/4SF2iS5ViQPxWtDx/?mibextid=WC7FNe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d