Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të shquar Adem Gashit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen e tij, duke cekur se “komuna jonë dhe kombi, humbi shkrimtarin e shquar, mendimtarin dhe atdhetarin Adem Gashi, i cili historinë tonë të re, ngjarjet me peshë për kombin, i përcolli me shkrime, analiza dhe krijime të cilat e bëjnë të paharrueshëm për kulturën, artin dhe botën e letrave shqipe”.
Adem Gashi, ishte kronikan që për mbi gjysmë shekulli trajtoi, përshkroi dhe promovoi me vëmendjen dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, ndjenjën, besimin, dashurinë dhe jetën tonë në prizmin e atdhetarizmit të kulluar me libra, me shkrime dhe paraqitjet me peshë për kulturën nacionale, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Telegram ngushëllimi
E nderuara Familje Gashi,
Kalimin në amshim i më të dashurit Tuaj, mikut e shokut tonë, penës së artë të kombit, Adem Gashit, na tronditi pa masë. Në këto orë të rënda për Juve dhe për të gjithë neve që e kemi njohur, i bashkohemi dhimbjes së madhe.
Në emrin tim dhe komunës së Drenasit, Juve familje e nderuar, miq e dashamir të Ademit, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Sot, komuna jonë dhe kombi, humbi shkrimtarin e shquar, mendimtarin dhe atdhetarin Adem Gashi, i cili historinë tonë të re, ngjarjet me peshë për kombin, i përcolli me shkrime, analiza dhe krijime të cilat e bëjnë të paharrueshëm për kulturën, artin dhe botën e letrave shqipe.
Adem Gashi, ishte kronikan që për mbi gjysmë shekulli trajtoi, përshkroi dhe promovoi me vëmendjen dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, ndjenjën, besimin, dashurinë dhe jetën tonë në prizmin e atdhetarizmit të kulluar me libra, me shkrime dhe paraqitjet me peshë për kulturën nacionale.
I përhershëm është kujtimi për penën e artë të letrave shqipe, Adem Gashin!
https://www.facebook.com/photo?fbid=122122028342122814&set=a.122107474634122814