Lladrovci: Mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e KFOR-it që dhanë kontribut për vendin tonë dhe rajonin

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim zv. Komandantin e Komandës Regjionale – lindje të KFOR-it, Kolonel Melih Oguz me bashkëpunëtorë.

“I falënderova dhe shpreha mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e KFOR-it, të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimet pozitive në vendin tonë dhe në rajon”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në fb:

Sot, me kënaqësi prita në takim, zv. Komandantin e Komandës Regjionale – lindje të KFOR-it, Kolonel Melih Oguz me bashkëpunëtorë dhe me këtë rast, diskutuam për çështjet e interesit të përbashkët, me zhvillimin e komunës dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi.

Mysafirët i falënderova për kontributin e KFOR-it që është garanci e sigurisë, paqes dhe qetësisë në Republikën e Kosovës, duke theksuar se bashkëpunimi ka qenë dhe mbetet i shkëlqyer me të gjithë pjesëtarët dhe komandën e KFOR-it.

Koloneli Oguz me bashkëpunëtorë më falënderoi për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e thellimit dhe begatimit të mëtejmë të bashkëpunimit me interes të përbashkët, në përputhje me misionin dhe mandatin që kanë në vendin tonë.

Në fund i falënderova dhe shpreha mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e KFOR-it, të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimet pozitive në vendin tonë dhe në rajon.

https://www.facebook.com/share/p/RPsJewtx6ZzJjGsk/?mibextid=WC7FNe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d