Pas pranimit të raportit final të vlerësimit të performancës komunale nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar se Drenasi është sërish në kreun e komunave me performancë të shkëlqyer.
Lladrovci ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, asamblistët, zyrtarët e komunës dhe drejtorët e drejtorive, mbikëqyrësit dhe vlerësuesit e performancës nga MAPL.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Komuna e Drenasit, në kreun e performancës në nivel nacional
E kam deklaruar dhe është e konfirmuar se performancës së shkëlqyer ia kemi marrë dorën. Sërish jemi në kreun e komunave me performancë të shkëlqyer, edhe pse nuk është publikuar renditja me numra nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Gjithsesi, falënderimi për arritjen tonë i shkon qytetarëve për bashkëpunim, asamblistëve, zyrtarëve të komunës dhe drejtorët e drejtorive, mbikëqyrësve dhe vlerësuesve të performancës nga MAPL.
Gjatë vitit kalendarik, përpos detyrave dhe përgjegjësive zyrtare, merremi edhe me 119 indikatorë që i kontribuojnë performancës tonë. Ky vlerësim është i mirëseardhur sepse performanca jonë është në funksion të mirëqenies së qytetarëve, vendimeve demokratike, transparencës, llogaridhënies.
Faleminderit!
Drenasi vazhdon të jetë në kreun e performancës në nivel nacional!
https://www.facebook.com/share/p/uzMYvUMEELqzAXen/?mibextid=I6gGtw
www.facebook.com