Fitim Doda, njëri prej të dyshuarve kryesor për vrasjen në tentativë të ndodhur në Kolovicë, dyshohet se është liruar nga paraburgimi. Doda së bashku me mikun e tij, Arijan Sjarinën, ishin akuzuar për vrasjen në tentativë, ndërsa ishin vënë në pranga nga Policia e Kosovës pas disa javësh në arrati.
Ndaj Dodës e Sjarinës ishte caktuar masa e paraburgimit për një muaj, por e njëjta masë nuk ka vazhduar më tej.
Doda, i njohur si “Cuci”, është parë në liri vetëm një muaj pas përfundimit të masës së paraburgimit.
Ai është parë nën shoqërinë e Remzi Beqirit të njohur si “Remi” në njërën prej kafiterive të njohura të kryeqytetit, sipas një fotografie të siguruar nga Paparaci.
Paparaci ka tentuar të kontaktojë me zëdhënëset e prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, por të njëjtat nuk kanë qenë të qasshme deri në publikimin e këtij lajmi.
Sikurse “Cuci”, edhe “Remi” është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Madje, dyshja kanë bashkëpunuar në të shumtën e rasteve kriminale.
Sipas një aktakuze të prokurorisë të vitit 2019, “Cuci”, “Remi” dhe vëllau i tij “Lab Avalla” me emrin Labinot Beqiri, ishin akuzuar për tentim vrasjen ndaj të dëmtuarit Elvis Qupevajt. Të njëjtit kishin shtënë me breshëri kallashnikovi në hotelin e familjes Qupeva në qendër të Prishtinës.
Fitim Doda është arrestuar së fundmi nga Policia e Kosovës nën dyshimet për vrasjen në tentativë të ndodhur në lagjen Kolovica në Prishtinë në fund të muajit mars të këtij viti.
Doda dhe Sijarina kishin shtënë me armë në drejtim të Ahmet dhe Naim Berisha pas një konflikti të nisur më herët gjatë ditës.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri kishte mbetur Egzon Haliti (pjesë e grupit të “Cucit”) dhe kalimtarja e rastit Zejnie Gashi.
Lidhur me plagosjen e dyfishtë në pranga ishte vënë Lum Halimaj, teksa pas disa javësh në arrati policia kishte arriti t’i arrestojë edhe “Cucin” e “Bacukën”.
Ndërsa akoma në arrati gjenden vëllezërit Berisha, të akuzuar me veprën penale Vrasje e rëndë.