Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, është liruar pas arrestimit nga EULEX’i me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Lajmin për Gazetën e bëri të ditur familjari Fadil Fazliu. I njëjti bëri të ditur se Fazliut i është konfiskuar telefoni.“Përshëndetje,po është liruar telefoni është konfiskue nga gjykata”, tha ai.
Fazliu më herët bëri të ditur se Fahri Fazliu u arrestua mëngjesin e së mërkurës, teksa po dërgonte djalin e tij në çerdhe.
“Po është arrestuar sot në mëngjes rreth orës 8 pasi ka lënë djalin në çerdhe kur ka tentuar me hap makinën ata e kanë arrestuar është duke u intervistuar në bazën e Eulexit në Fushë Kosovë,komunikova me avokatin më tha së jemi në qendër e Eulexit”, deklaroi ai për Insajderin.
Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar u.d. i kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku. Ai ka thënë se Specialja po vazhdon me “spektakël”.
“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, shkroi ndër të tjera në reagimin të tijin në ‘Facebook’.
Vitin që shkoi, Prokuroria e Specializuar e Hagës bastisi shtëpinë e dy dëshmorëve.