Lirohen aktivistët e PSD-së

 

 

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi dhe Frashër Krasniqi, janë liruar pasi u arrestuan në aksionin e sotëm në Bibliotekën Kombëtare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Arrestimi i tyre u bë për shkak të pengimit në mbajtjen e Manifestimit për 7 marsin “Dita e Mësuesit”, në të cilin ka marrë pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Aktivistët e PSD-së i vendosën librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d