Lëngu radioaktiv po rrjedh nga centrali bërthamor më i rrezikshëm në Evropë: “Mund të jetë më keq se Çernobili”

 

 

Sellafield, vendi më i rrezikshëm bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Evropë, ka regjistruar një rrjedhje në rritje të mbetjeve radioaktive, raporton The Guardian. Rrjedhjet e lëngjeve radioaktive, që cilësohet një nga “rreziqet më të mëdha bërthamore” të Mbretërisë së Bashkuar, do të vazhdojnë deri në vitin 2050.

Thuhet se “nëse ky proces përshpejtohet, mund të ketë pasoja të konsiderueshme, e njëra prej tyre është ndotja e ujërave nëntokësor”.

Në raportin e BE-së nga vitit 2001, thuhet se centrali bërthamor Sellafield mund të jetë më i keq se Çernobili pasi Sellafield përmban shumë më tepër material radioaktiv sesa Çernobili.

Gjithashtu thuhet se “lëshimi i mbetjeve radioaktive në atmosferë do të çonte në shpërthime dhe do të shkaktonte rrëzime avionësh”.

Një raport nga Zyra për Rregulloren Bërthamore (ONR) në qershor tha se Sellafield “konsideron rrezikun aktual të rrjedhjes si më të ulëtin” dhe nuk paraqet “asnjë rrezik shtesë” për stafin dhe publikun.

Në vitin 2019, Sellafielld kishte raportuar një rrjedhje nga njësia e magazinimit në ONR e cila është përkeqësuar gjatë dy viteve, ku 2.3 dhe 2.5 metra kub lëng radioaktiv po rridhte nga objekti çdo ditë./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d