Legjenda italiane Roberto Baggio dërgohet në spital, u rrah nga hajdutët

 

 

Ish-futbollisti legjendar, Roberto Baggio është dërguar me urgjencë në spital pasi u grabit dhe u rrah nga hajdutët të armatosur.

Baggio ishte duke e shikuar ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e cila u mbyll me rezultatin minimal 1:0, shkruan IndeksonlineDuke e shikuar ndeshjen në vilen e tij në Altavilla Vicentina, Baggio u sulmua nga disa hajdutë dhe u dërgua në spital. Kjo zgjati rreth dyzet minuta.

Pesë burra hynë të armatosur kurse ish-futbollisti tentoi të përleshej me ta dhe u plagos.Ndërkohë në vilën e tij, janë vjedhur gjësende me vlerë, si stoli dhe ora./Indeksonline/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d