Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën në Rahovec, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motoçikletën e tij.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Përmes një postimi, ai ka ngushëlluar familjen e 17-vjeçarit.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba! Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”! Adonisi pushoftë në paqe”, thotë ai.