Lansohet platforma E-Komunat, Kurti: Prej tani, qytetarët pjesë aktive e vendimmarrjes

 

 

Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet e reja në kuadër të platformës E-Komunat, e rrisin intereaksionin në mes të organeve komunale dhe qytetarëve.

“Këto shërbime rrisin intereaksionin në mes të organeve komunale dhe qytetare, duke e bërë qytetarin pjesë aktive të vendimmarrjes dhe duke bërë që ai të jetë i njoftuar në kohë reale për zhvillimet përkatëse në komunën e tij”, tha Kurti.

Në E-Komunat, qytetarët do të kenë mundësi që të ndjekin drejtpërdrejt mbledhjet e asambleve komunale, të raportojnë problemet në komunat përkatëse, të komunikojnë me zyrtarin komunal, të iniciojnë dhe kontribuojnë në debatet publike, të marrin informacione mbi komunat dhe të shohin pasurinë e zyrtarëve komunalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d