Mëngjesin e sotëm krerët shtetërorë të vendit janë nisur drejt Tiranës. Kjo për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të madh, Kadare.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.
Në ndërkohë edhe zyra e krytetarit të Kuvendit ka dhënë njoftimin për media.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kadare vdiq mëngjesin e 1 korrikut në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, në moshën 88-vjeçare.