Bashkimi Evropian e ka konfirmuar vizitën e emisarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, në Kosovë pas takimeve që ka pasur dje në Serbi, në kuadër të procesit të dialogut mes dy shteteve, raporton Prishtina Sot
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një përgjigje për Sinjalin tha se Lajçak sot takohet me “homologët e Kosovës.
“Mund të konfirmoj se do të jetë në Prishtinë për takime me homologët e Kosovës. Kjo është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar ata të ecin përpara në procesin e Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e Stanos.
Ndryshe, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka paralajmëruar javën e kaluar se zyrtarë evropianë do të qëndrojnë të martën në Kosovë.