Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Presidentes, takimi do të mbahet në orën 14:00
“Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák”.
Një orë më pas ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak vjen në Kosovë pas vizitës që pati dje në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, temë kyçe e të cilëve ishte dialogu.