Emisari evropioan për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar sot në Serbi ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksander Vuçiq.
Pas takimit, Lajçak tha se me Vuçiqin kanë folur lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kanë bërë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog.
“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.
Arriving in Belgrade this morning, I met with @predsednikrs @avucic. In our discussion, we focused on the strategic outlook for 2024, took stock on the state of play in the Dialogue and spoke about the next steps in the normalisation of relations with Kosovo. pic.twitter.com/DiB3wdHILu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 29, 2024