Labinot Azemi i jep fund të kaluarës: Një rrugëtim i ri fillon

 

 

Labinot Azemi, gazetari, aktivisti dhe autori i njohur i emisionit “Thuhet”, ka marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. I njohur për luftën e tij kundër bullizmit në Kosovë, Azemi është ndër figurat e pakta publike që ka pranuar hapur se ka përjetuar bullizëm si fëmijë për shkak të dukjes së tij fizike.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Labi u shfaq me fasho, duke mos e zbuluar ende pamjen e tij të re. Ai bëri të ditur se ka pranuar ftesën nga mjeku i njohur, Kostandin Balloma, për t’u trajtuar në klinikën Luis në Tiranë. Për Azemin, kjo është një dhuratë e çmuar që vjen pas shumë gjykimeve dhe paragjykimeve të mëparshme.

“Duke pranuar këtë ndryshim, kam vendosur të lë pas gjithçka dhe të nis një kapitull të ri në jetën time,” shkruan Labi në postimin e tij.

Labinot Azemi ka qenë dhe mbetet një nga aktivistët më të zellshëm dhe me ndikim të madh në Kosovë. Ky hap i ri në jetën e tij pritet të fuqizojë edhe më tej kauzën e tij, duke motivuar të tjerët të besojnë se mund të ndryshojnë të kaluarën e tyre dhe të gjejnë forcën për të guxuar

Ndërsa Labi nis këtë rrugëtim të ri, ai vazhdon të jetë një frymëzim për shumë njerëz që kanë përjetuar bullizëm dhe ndihen të stigmatizuar për shkak të dukjes së tyre fizike. Rruga e tij është një dëshmi e qartë se, me vendosmëri dhe mbështetje të duhur, çdo individ mund të kapërcejë të kaluarën dhe të ndërtojë një të ardhme më të ndritur./.Prishtina Sot/’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d