Këngëtari Labinot Tahiri, përmes një videoje në Facebook, ka folur për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai tha se është takuar dy-tri herë me Naim Murselin- burrin e Liridonës që dyshohet se porositur vrasjen e saj.
Tahiri nuk e përmendi emrin e Naim Murselit.
“Ajo mund të ishte vajza, nëna, motra, bashkëshortja por gjithsesi ngushëllime, për atë djalin që e kam taku dy-tri herë, nuk e njoh ma shumë, më vjen keq që ka ardhë në atë ditë. Tepër rëndë por janë organet kompetente që do të merren me rastin e atij, spo ia përmendi emrin fare”, tha Tahiri.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Liridonës.