Kylian Mbappe ia konfirmon Macronit: Zyrtarizimi do të jetë sonte

 

 

Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore.Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin ku po qëndron kombëtarja e Francës para “EURO 2024”.

“A është gjithçka gati? A do të zyrtarizohet sonte?”, e pyeti Macroni lojtarin.

“Po, po, sonte do të përfundojë gjithçka”, ia ktheu Mbappe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d