Ky vend goditet nga tërmeti

 

 

Një tërmet me magnitudë 6 ballë ka goditur provincën e Ishikaua të Japonisë këtë mëngjes të së hënës.

Tërmeti u regjistrua në orën 06:31 të mëngjesit në qytetin Suzu të Gadishullit Noto. Kujtojmë se Gadishulli Noto është goditur në natën e Vitit të Ri nga një tërmet 7.6 ballë, duke vrarë 260 njerëz. Në atë kohë, më shumë se 3000 persona mbetën të pastrehë.

Lëkundet e kësaj të hëne kanë pasur një thellësi prej 10 km, por se nuk kanë shkaktuar paralajmërim për tsunami.

Disa shtëpi janë dëmtuar nga lëkundjet sizmike. Nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar. Në rajonet e prekura vijojnë të ndihen pasgoditjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d