Gazeta raportoi pak më parë ekskluzivisht se një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut.
Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e zyrtarit policor, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare. Burimet kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.
Ndërkohë viktima është QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.