Ky është polici i arrestuar në Prizren, u përfshi në përleshjen e djemve me dhëndrin

 

 

Përfshirja në një konflikt për t’iu dalë në ndihmë djemve i kushtoi me suspendim një zyrtari policor kufitar në Prizren. Polici i përfshirë në këtë rast u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se polici që po dyshohet për veprën penale kanosje është Isa Skenderi.Të njëjtat burime thonë se polici dyshohet për kanosje pas një konflikti që djemtë e tij u përfshinë me dhëndrin dhe rasti eskaloi në përleshje.

Ndaj tij, është urdhëruar masa e suspendimit, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar hetimi.

Lidhur me rastin, brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d