Ky që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja”.
Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Asllan Mërnica. Pasi e qëlloi për vdekje efektivin u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.
Sa i përket motiveve, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë gjakmarrja. Si autori dhe viktima ishin me origjinë nga Hasi dhe sipas gazetares Anila Sefa, babai i viktimës dyshohet se 9 vjet më parë ka kryer një vrasje.
Megjithatë të gjitha këto janë të dhëna paraprake dhe do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje.