Ky është personi që vdiq pas shpërthimit të fuqishëm në një magazinë në Shqipëri

 

 

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë të Shqipërisë, ku thuhet se një person ka vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi. Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Top Channel mëson se Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në mgazinë.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d