Ky është personi që e tmerroi një vajzë në Fushë Kosovë, i zhveshur iu vërsul në korridorin e banesës

 

 

Numri i rasteve të sulmeve e dhunës seksuale ndaj vajzave e grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Të dyshuarit në shumicën e rasteve janë persona të moshës madhore, të cilët shfrytëzojnë çfarëdo situate me qëllim keqpërdorimin, abuzimin e ngacmimin e tyre. Për një rast të tillë që  dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, Policia ka arrestuar një person.

Rasti që tmerroi viktimën, një vajzë 33-vjeçare, ndodhi në korridorin e banesës së saj, ku ajo u përball me veprimet e pahijshme të personit të dyshuar.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, i dyshuari i ishte shfaqur viktimës gjysmë i zhveshur dhe i është vërsulur duke e nxjerrë organin gjenital – derisa ajo ka filluar të kërkojë ndihmë.

Burimet brenda Prokurorinë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Islam Shabani.

I njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi viktima e denoncoi rastin.

Të njëjtat burime thonë se në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve, Shabani e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Me 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur ka bërë sjellje të pahijshme duke kryer veprën e lartcekur para viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d