Para pak minutash ka ndodhur një grabitje në një këmbimore në Prishtinë.
Grabitja ka ndodhur saktësisht në rrugën e njohur si ‘Rruga e Vushtrrisë’ – tek ish gjykata e qarkut.
Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, thuhet se Policia e Kosovës tashmë ndodhën në vendin e ngjarjes dhe se kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
Sinjali mësoni se i dyshuari është Lirigzon Sogujeva dhe se u fut me armë për ta kryer grabitjen.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj nga ky rast.