Ky është personi i arrestuar, si i dyshuar për ndihmë ndaj Faton Hajrizit

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona, si të dyshuar për ndihmë të të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

Ai ka bërë të ditur se i arrestuar një 39 vjeçar me inicialet Z.R.. Bashkë me të është arrestuar edhe gruaja e tij me inicialet I.R.

“Z.R është arrestuar në Bijeljina pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska. (39), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenoc”, tha Daçiq.

Mediat serbe kanë publikuar fotografinë e personit të arrestuar si i dyshuar për ndihmë ndaj Hajrizit.

Të arrestuarit dyshohen se kanë transportuar Faton Hajrizin nga Presheva për në Loznicë.

Aksioni është kryer nga shteti i Serbisë, në bashkëpunim me policinë e Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Derisa, mediat serbe kanë filluar që ta përmendin me emër Faton Hajrizin, si person që po kërkohet nga institucionet atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d