Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu dhe breshër, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes – të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.