Të mëkurën vonë ka ndodhur një rast që ka shqetësuar banorët e lagjes Fidanishte në Pejë.
Dy persona kanë thyer fillimisht xhamin e lokalit të viktimës mashkull kosovar, e më pas kanë tentuar të vënë zjarrin duke hedhur shishe mollotovi. Të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor, ku gjatë tretmanit kishin shfaq sjellje arrogante ndaj ekipit mjekësor, e më pas kanë kanosur me jetë zyrtarin policor.
Bekë Murtezi dhe Dior Berisha janë arrestuar si të dyshuar për thyerjen e xhamit të lokalit dhe më pas tentimin për djegie të tij.
Pas hetimeve, Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë si organizatorë të rastit, Melos Emrën dhe Ledion Agushollin.