Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu marrëdhënie me një 16-vjeçare, rastin e lajmëroi familja e vajzës

 

 

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhë edhe në Gjilan, rast për të cilin tashmë është arrestuar një person.

Gazeta  mëson se i arrestuari është Endrit Hafizi, 24 vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur, 16 vjeçare.

Rasti është zbuluar nga familja e vajës, e cila e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka treguar se bija e tyrë ndodhej tek shtëpia e të dyshuarit në Gjilan.

Për rastin ka folur edhe policia, e cila e ka konfimruar arrestimin e 24 vjeçait.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur”.

“Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Ferizajt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d