Nga aksidenti i rëndë mbrëmë në Itali ka mbetur i vdekur një person i cili po voziste veturën e tipit “Ferrari”. Insajderi ka mësuar se viktima është kosovar dhe vije nga Komuna e Junikut. I ndjeri, ishte Dj i njohur.
Bëhet fjalë për Hysni Qestajn, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marrë si pasojë e vet-aksidentit.

Nga pamjet e publikuara në media, shihet se vetura e të ndjerit ishte kapluar nga flaka. Ndërkohë, zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.