Ky është çifti që i grabiti një të moshuare zingjirin e arit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohen për grabitje. Rasti kishte ndodhur me 26 korrik në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Robert Azemi dhe Teuta Ismajli.

Personat e dyshuar kanë sulmuar me thikë një grua të moshuar dhe të njëjtës nën kërcënimin e armës së ftohtë i kanë marrë zingjirin e arit.

Pas hetimeve të ndërmarrë, çifti është arrestuar të premtën mbrëma dhe të njëtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d