Një burrë është gjetur pa shenja jete, sot në mëngjes në Mirash të Obiliqit, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta vdekja e tij është konsideruar e dyshimtë nga autoritetet, derisa trupi i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar për obduksion në IML. Gazeta mëson se i vdekuri është: Faton Preniqi, i cili u gjet i shtrirë dhe pa shenja jete sot në mëngjes.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarë dhe miq të të ndjerit në Facebook.