Ky është burri i moshuar që u dërgua pa shenja jete në Emergjencën në Shtërpcë

 

 

Të hënën pasdite, në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, është dërguar pa shenja jete një person, i cili vdiq në rrethana akoma të paqarta. Policia është njoftuar për rastin dhe është iniciuar hetim, raporton Gazeta Prishtina Sot..

Siç merr vesh gazeta, personi që humbi jetën është Djordjevic Danilo, 75-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencë, ndërsa trupi i pajetë i është liruar familjarëve, për procedurat mortore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d