Një person i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në kryeqytet, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Jan Kukuzeli’ në Prishtinë.
Gazeta mëson se emri i të ndjerit është Bajram Maloku dhe nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri të vdekja.
Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar me vendim të prokurorit.