Ky është 25 vjeçari që vdiq mbrëmë në aksidentin në Skivjan të Gjakovës

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Mediat lokale njoftojnë se viktima është Besim Demaj, 25 vjeçar nga Dobrusha e Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka shtuar se nga aksidenti kanë ngelur të lënduar edhe dy të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d